Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi mazhorancën se po shkatërron marrëveshjen e 14 janarit të arritur mes palëve politike për reformën zgjedhore.

 

Sipas tij, shumica qeverisëse po emilinon mundësinë për të ndëshkuar ata që organizojnë dhe financojnë krimin zgjedhor. Për këtë Vasili ju kërkoi ambasadorëve në vendin tonë të reagojnë.

 

“Ambasadorë flisni, Rilindja shqyen sërish marrëveshjen e 14 janarit, duke ulur garancitë e procesit zgjedhor! Rilindja shqyen edhe ligjet e miratuara me konsensusin, që ka dhënë edhe ajo vetë, për ligjet pjesë e Reformës Zgjedhore dhe të asistuara e mbështetura nga SHBA dhe BE. Së fundmi Rilindja ka shqyer ndryshimet konsesuale të Kodit Penal duke eliminuar mundësinë për të shkuar tek organizatorët, frymëzuesit dhe financuesit e krimit zgjedhor duke shkarkuar përgjegjësine thjesht tek mashat periferike të këtij krimi zgjedhor. Propozimi i miratuar konsesualisht u krijonte lehtësira të mëdha atyre, që kallëzonin apo krijonin lehtësira gjatë procesit penal për të shkuar tek organizatorët dhe frymëzuesit e krimit zgjedhor. Por hajdutët rilindas të votave në parlament sërish kanë ndërhyrë tinëzisht për të ulur garancitë e procesit zgjedhor dhe kanë futur duart e pista për të mbrojtur organizuesit dhe frymëzuesit duke synuar të miratojnë nesër në parlament këto ndryshime. Ambasadorë, garant të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, flisni tani, nesër s’ka asnjë vlerë”, tha ai në “Facebook”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *