E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ambasada nxjerr njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

Ambasada greke në Shqipëri njofton se do të mbeten në fuqi deri më 7 janar të vitit tjetër masat kufizuese për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj.

Në njoftimin e shpërndarë në “Facebook” thuhet se të gjithë ata që futen në Greqi duke filluar nga data 18 dhjetor deri më 7 janar, do të detyrohen që të qëndrojnë për tre ditë në karantinë.

“Duke u bazuar tek të dhënat epidimiologjike, masat kufizuese në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi, mbeten në fuqi deri më datën 7 janar 2021. Theksohet se të gjithë ata që futen në Greqi, në çfarëdolloj mënyre, që prej datës 18 dhjetor  dhe deri më 7 janar të vitit 2021, janë të detyruar të qëndrojnë për tre ditë në karantinë, në shtëpi apo në vendqëndrimin e përkohshëm, adresa e të cilit deklarohet në. formularin elektronik PLF”, theksohet në njoftim e ambasadës greke.

Më shumë video

Reklamë