Subscribe

Ambasada gjermane dhe ajo britanike në Tiranë kanë reaguar në lidhje me protestën e opozitës së bashkuar.

 

Në një reagim të bërë publik në profilet e tyre zyrtare në “Facebook”, dy ambasadat kanë ndarë të njëjtin qëndrim si delegacioni BE.

 

Ato kërkojë që në protestën e sotme të evitohen aktet e dhunës, ndërsa I bëjnë thirrje të gjitha palëve politike që të ulen urgjentisht në një dialog konstruktiv dhe të kapërcejnë krizën që ka përfshirë vendin.

 

“Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë të Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *