Ambasada e Shqipërisë në Turqi reagoi pas tërmetit shkatërrimtar që goditi shtetin turk mbrëmjen e të premtes.

 

Ambasada njoftoi se nga tragjedia deri tani nuk është identifikuar asnjë shqiptar i lënduar. Po ashtu, janë vënë në dispozicion edhe numrat ku mund të telefonohet për ndihmë.

 

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti. Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *