E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK

Ilustrim · Vizion Plus

Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve të interesuar dhe që përmbushin kushtet të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK.

 

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ambasada thekson se Shqipëria po ndërton një sistem drejtësie të bazuar në profesionalizëm dhe në integritet, ndërsa në thirrjen e saj theksohet fakti  se të gjithë prokurorët që kanë ideale të tilla të bëhen pjesë e kësaj nisme.

 

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer #ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh