Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se nga Kosova dhe Serbia të propozojnë vetë zgjidhje për marrëveshjen përfundimtare mes tyre.

 

Scott në një intervistë për Blic theksoi se, Amerika është e gatshme që të dëgjojë dhe ndihmojë negociatat për të arritur një marrëveshje. Sipas tij normalizimi i raporteve sa më shpejtë që të ndodhë, do t’ua hapte rrugën të dyja vendeve për anëtarësim në BE.

 

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për stabilitetin e rajonit. Normalizimi do të hapte rrugë për të dyja vendet dhe anëtarësim në BE. SHBA mbështetë fuqishëm bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit”.

 

Gjithashtu ai kërkoi nga të dy shtetet që të propozojnë opsione për zgjidhjen përfundimtare, është koha që shtetet të jenë krijuese dhe fleksibil. Ndër të tjera ai bën me dije se duhet të jenë dy shtetet ato që duhet të propozojnë një zgjidhje, dhe SHBA do të jetë e gatshme ti dëgjoje dhe ti ndihmojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *