E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ambasada e SHBA ndjek gjyqin e Tahirit, ish ministrin e “mbysin” mbështetësit

Seanca gjyqësore e kësaj të enjte paradite ku Tahiri dha argumentat mbrojtëse kundër kërkesës së prokurorisë për dënimin e tij me 12 vite burg, pati një interes shumë të madh mediatik dhe jo vetëm.

Në seancë gjatë gjithë kohës ishin të pranishëm dy përfaqësues të ambasadës amerikane.

Nuk është hera e parë që zyrtare të ambasadës ndjekin procese gjyqësore në vendin tonë, pasi me parë ka ndodhur edhe me Shullazin dhe Dritan Dajtin.

Por vec përfaqësuesve të ambasadës, nuk ka munguar edhe prania në sallë edhe e gazetareve të huaj.

Reklamë

Jashtë gjykatëms, kishte prani të mbështetesve të ish ministrit të Brendshëm, gjë e zakonshme kjo që nga koha kur Tahiri u njoh me akuzat.

Këtë herë përkrahësit e tij kanë qënë më të shumtë dhe me të dalë nga mbrojtja para trupës gjykuese, ai është përballur me përqafimet dhe puthjet e mbështetesve të vet.

Pasi aid he mbrojtja e tij dhanë argumentet e pafajësise, Tahiri do të presë deri në orën 16: 00 për tu njohur me vendimine gjykatës ndërkohe që prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për të.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë