Subscribe

Ambasada e SHBA ka reaguar për herë të parë në lidhje me dorëheqjen e Xhafajt dhe msodekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

 

Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA theksoi se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

 

Ambasada thekson se qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët shqiptarë dhe për të ofruar asistencë në luftën kundër krimit.

 

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *