E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Vendi

Ambasada e SHBA: Dhuna e protestuesve të opozitës jodemokratike

Per aktet e dhunes të ushtruara gjate protestes se opozites perpara kryeministrise

ka reaguar  ambasada e shteteve të bashkuara të amerikës, e cila  dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së kësaj të shtune.

 

AMBASADA SHBA NE TIRANE

Reklamë

Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje.

 

Për dhunën e ushtruar ka reagur edhe presidenti i republikës, Ilir Meta.  kreu i shtetit beri apel qe të ruhet qetësia, si dhe të evitohen aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz.

Presidenti reagoi edhe për aktet e dhunshme nga individë të cilët rrezikojnë policët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë