Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

15 Shtator 16:00

Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta avancojë stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Zëdhënësi e tha këtë të hënën për Radion Evropa e Lirë, pak ditë pasi SHBA-ja e pezulloi për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, mban takime të rregullta me Kurtin dhe se “ne ia kemi shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqetësimet tona në këto takime, dhe e kemi bërë plotësisht të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Ambasada amerikane nuk ka shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e kryeministrit në detyrë Kurti që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik.

Të hënën, zëdhënësi theksoi se SHBA-ja “do të vazhdojë t’i vlerësojë veprimet e Qeverisë në detyrë”, duke mos dashur të japë më shumë hollësi.

Ai siguroi se SHBA-ja do të mbetet gjithmonë mike e ngushtë e popullit të Kosovës dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën, por tha se u kërkon partnerëve të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri.

“Ne dëshirojmë të ecim përpara me Qeverinë në detyrë, por na nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi zëdhënësi.

Javën e kaluar, Qeveria në detyrë i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së që çuan në pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani – e cila kishte njoftuar në fillim të këtij viti se Kosova do ta finalizonte një marrëveshje të arritur me SHBA-në për këtë dialog – shprehu keqardhje dhe shqetësim për vendimin e SHBA-së.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Derisa SHBA-ja nuk ka treguar për cilat veprime të Kurtit është e pakënaqur, ditëve të fundit, Kurti – i cili është njëkohësisht udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje – dhe zyrtarë të tjerë të partisë, përfshirë nënkryetarin Glauk Konjufca, e kanë kritikuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime deri më 30 shtator, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata e vendosi këtë masë në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kushtetuesja dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar trysninë e Kurtit dhe partisë së tij ndaj gjykatës më të lartë të vendit./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Ambasada Amerikane kosove Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një person i dëmtuar

më shumë...

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve, përmirësohet situata në Mallakastër, digjen 180 hektarë pyje

më shumë...

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026

më shumë...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.