E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasa Amerikane zbardh vizitën e Kongresmenëve

Ambasada Amerikanë në Tiranë përmes një deklarate për mediat pasqyroi takimet që zhvilloi një delegacion me anetëre të Dhomës së Përfaqësuesëve të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Sipas deklaratës ky delegacion zhvilloi takime me Presidentin Nishani, Presidentin e Zgjedhor Ilir Metën, kryediplomatin Ditmir Bushati dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashës. Po sipas deklaratës së Ambasadës Amerikanët gjatë klëtyre takimeve anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

 

Deklarata e plotë

 

Reklamë

Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale. Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

 

Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë. Ata nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, forcimit të zbatimit të ligjit, si dhe theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë