E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Almedia Abazi e pandarë nga Turqia

Ilustrim · Vizion Plus

Pak ditë më parë, ish-miss Shqipëria Almeda Abazi ka festuar 25-vjetorin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhënë fund beqarisë. Almeda dhe partneri i saj turk, Tolgahan, kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Ceremonia është zhvilluar në Beverly Hills në prani të njerëzve më të afërt.

 

 

Aktualisht ajo ndodhet në Los Angeles dhe mbrëmjen e kaluar, bashkë me bashkëshortin e saj dhe miqtë, ka qenë në koncertin e  këngëtarit shumë të njohur turk Tarkan, i cili njihet për hitin “Kiss Kiss”. Ajo ka dokumentuar përmes videove në Instastory disa nga këngët më të bukura të Tarkan dhe duket se ka kaluar shumë mirë.

 

 

Pavarësisht se tashmë ajo po jeton në Amerikë, duket se Almedës nuk i ndahet shpirti nga Turqia, vendi që i dha famën ndërkombëtare dhe ku u njoh me bashkëshortin e saj, Tolgahan.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh