Moderatorja Alma Çelaj në një intervistë për “Vizionin e Pasdites” i drejtoi një mesazh public kolegut të saj, Syrjan Rahovës. Ajo rrëfeu se kolegu me të cilin bashkëmoderojnë emisionin “7pa5” duhet të vijë më herët në studio përpara nisjes së emisionit.

“Syrjan të lutem eja 5 minuta më herët në studio, të lutem, kemi kohë edhe disa muaj”, tha ajo.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo theksoi se Syrjani e merr me “terezi”, konsumon një kafe e më pas futet në studio.

“Duhet të heqë dorë nga jeta e natës ai, këtu e ka kleçkën”, shtoi ajo me humor.

Përtej humorit, moderatorja theksoi se ajo dhe kolegu I saj kanë një marrëdhënie mjaft të mirë miqësie dhe kuptohet mjaft mirë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *