E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sulmi terrorist në Bruksel/ Viktimat tifozë suedezë, kombëtarja nordike refuzon të dalë në fushë

Dy tifozë suedezë që kishin udhëtuar në Belgjikë për të ndjekur kombëtaren e tyre u vranë gjatë një sulmi terrorist në Bruksel.

 

Ata i sulmuan në një shesh pak kilometra larg nga stadiumi i Heysel teksa mbanin veshur fanelën e Suedisë.

 

Reklamë

Nga të shtënat me kallashanikov janë plagosur edhe disa persona të tjerë.

 

Autori i identifikuar ka ulëritur ” Allahu Ekbar” dhe me tej ka qëlluar.

 

Lojtarët e Suedisë në përfundim të pjesës së parë kur janë njohur me ngjarjen e rëndë kanë vendosur të mos dalin më në fushë, çka solli ndërprerjen e ndeshjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë