Showbiz
Alkooli kërcënon jetën e çiftit të famshëm!

Ilustrim · Vizion Plus
Aktori Ben Affleck ka qenë dy herë në rehabilitim kundër alkoolit, por edhe e dashura e tij e re ka një histori me probleme me alkoolin.
Sipas “RadarOnline”, Lindsay Shookus është akuzuar nga policia e Orange County për mbajtje të pijeve alkoolike, kur ishte 19 vjeç. Në SHBA lejohet që të konsumohen pije alkoolike mbi moshën 21-vjeçare.
Affleck ka luftuar me abuzimin e alkoolit gjatë viteve të fundit dhe në mars të këtij viti përfundoi rehabilitimin e tij të fundit. Shpresojmë që çifti mos të bjerë në kurthin e alkoolit përsëri.




