E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Alizoti: Protestat të domosdoshme edhe pse kanë kosto

Prej orës 17:00 të ditës së sotme gjashtë akse rrugore në të gjithë vendin mbeten të bllokuara si pasojë e protestës së opozitës.

Duke folur nga Bradasheshi në Elbasan, deputeti demokrat Tomorr Alizoti, tha se protestat janë të domosdoshme, pasi ato mbajnë gjallë pluralizmin dhe lirinë e njerëzve.

Sa i përket vonesave apo probleme që mund të shkaktojnë te qytetarët e tjerë, Alizoti tha se protestat nganjëherë janë edhe kosto.

Sot shqiptarët e kanë të domosdoshme protestën, pasi protesta mban gjallë pluralizmin. Protestat në vetevete janë kosto”, tha Alizoti.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video