Subscribe

Kompania italiane e fluturimeve “Alitalia” informon se për shkak të grevës së punonjësve të kontrollit, sot rreth 40 % e fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare, janë anuluar. Greva 24-orëshe ka prekur edhe dy fluturime me Shqipërinë, një Rome-Tirane dhe nje tjetër Tirane-Rome. Sindikatat e punonjësve te kompanisë protestojnë ndaj planit të ri financiar, të sapo miratuar nga drejtuesit e “Alitalias”, i cili parashikon shkurtimin e 2037 vendeve të punës për personelin në tokë e të rreth 400 punonjësve të personelit fluturues.

 

Plani financiar i Alitalias për 2017 synon një reduktim prej 240 milion euro të shpenzimeve të jashtme të kompanisë në sektorin e mirëmbajtjes, pastrimit, furnizimit ushqimor etj. Ne vitin 2008, Al-Italia numëronte rreth 22 mije punonjës, por pas dy krizave ekonomike qe e çuan kompaninë ne prag te falimentit, ajo aktualisht ka rreth 12 mije punonjës. Sindikatat kane kërkuar ndërhyrjen e qeverise italiane per te mos nxjerre njerëzit ne rruge, duke lënë ne vështirësi ekonomike dhjetëra familje italiane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *