Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Fier konsiderohet nga ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj një “kambanë mortore që zgjoi sot qytetarët”.

Në një mesazh të shpërndarë në “Facebook”, demokrati shkruan se kjo vrasje iu kujtoi qytetarëve se realiteti i krimit ka kapluar vendin e qeverisur nga Rama.

Ai shton mes të tjerash se “klithmat e tmerrit te bashkeshortes se viktimes jane muzika funebre qe Rama iu ka ofruar shqiptareve prej 7 vitesh”.

“Vrasja e nje qytetari, ne pike te mengjesit, eshte kembana mortore e radhes qe zgjoi qytetaret e Fierit si per t’iu kujtuar se realiteti i krimit eshte ai qe ka kapluar kete vend te qeverisur nga Rama. Klithmat e tmerrit te bashkeshortes se viktimes jane muzika funebre qe Rama iu ka ofruar shqiptareve prej 7 vitesh! Ajo eshte klithma qe ka dritheruar prej vitesh nje shoqeri te tere te ngelur ne pasiguri e ne frike. Eshte kerkesa per ndihme ndaj shtetit, qe kurre nuk i erdhi. E sot, me shume se kurre kur krimi mbreteron i pashqetesuar, kur jeta e njeriut eshte zhvleresuar, kur ne vend te nevojes per pune, siguri, ekonomi, iu shfaqet fytyra e papergjegjshmerise se Rames, ndjejne se dufi i urrejtjes, zemerimit dhe nevojes per tu cliruar eshte zgjidhja e vetme! 25 prilli po afron! Tik-tak, tik-tak…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *