Subscribe

Kreu i komanduar I PD, Alibeaj u takua këtë të mërkurë me shefen e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover.

 

Pas takimit Alibeaj iu përgjigj interesimit të gazetareve duke thënë se Gloverin e kishte informuar në lidhje me situatën ku është sot PD dhe uzurpimin sipas tij të selisë.

 

Problemi kryesor për të cilin informova dhe bisedova me zonjën Glover është okupimi i selisë blu nga ana e Z.Berisha dhe mbështetesve të tij. Ata që kanë zaptuar selinë blu nuk mund të përfaqësojnë PD-në. Selia e PD është marrë në mënyrë të paligjshme.

 

 

Alibeaj shtoi se teme e bisedes me glover ishte edhe keqpërdorimi I emrit të PD nga një pjesë e mediave.

 

Duke u ndaluar tek fushata, ai shtoi se PD po bën fushatë kundër regjimit qeverises ndonëse kandidatet e PD po sulmohen, sipasAlibeajt nga qeveria dhe koaliconit Meta-Berisha.

 

 

PD po bën fushate për qytetarët dhe kundër regjimit.Kandidatet tanë janë nën sulmin e qeverise dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *