Në emisionin e dytë të Real Story, me gazetarin Sokol Balla është diskutuar në një panel të ftuarish për vettingun në politikë.

 

Panelistët kanë diskutuar në lidhje me njëri-tjetrit, përsa i përket propozimit të opozitës në lidhje me vettingun në politikë që kërkojnë të hetohet çdo politikan, duke kërkuar detaje se si e mendojnë një hetim të tillë.

 

Ato kanë kërkuar nga deputeti i PD-së në studio Enkelejd Alibeaj që të japë detaje në lidhje me skemën që kanë menduar për vettingun në politikë.

 

Deputeti Alibeaj ka theksuar se vettingu sigurisht fillimisht do të fillojë nga vetë ata, por sigurisht kryesorja në këtë hetim është qeveria dhe mazhoranca si një e tërë.

 

Sipas tij secili nga ne duhet të mbajë përgjegjësi për sa kohë është pjesë e politikës dhe drejtues në institucionet shtetërore.

 

“Unë mbaj përgjegjësi të plotë për firmën e hedhur në kohën kur ka qenë drejtor i departamentit antikorrupsion, për sa kohë kam qenë ministrër drejtësie për sa isha për 4 vite deputet, që vazhdoj të jem dhe  përsa vjet do të jem dhe në të ardhmen, ndaj kërkoj që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të tyre.”

 

Opozita është e vendosur që vettingu në politikë të jetë njëlloj si standarti për gjyqësorin siç e ka thënë komisioni i Venecias, theksoi Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *