Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se në fokus të diskutimit ka qenë dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

 

Sipas tij nuk mund të ketë zgjidhje të njëanëshme, duke shtuar se demokratët kanë nevojë për një kandidat që t’i përfaqësojë të gjithë dhe që të jetë fitues.

 

Ajo çka them është gjëja më e mirë. Ne kemi pasur një qëndrim të thjeshtë, duke u bazuar që mos të ripërsëritet ajo që ndodhi më 6 mars. Ndaj kemi qenë të artikuluar për një kandidat. Një kandidat fitues që të bëjë bashkë demokratët, mbështetës, strukturat e PD dhe pjesën tjetër që kanë zgjedhur të jenë mbështetës te pjesa tjetër, por për të qenë fitues do duhet të gjejmë kandidat që të jenë shëmbëlltyra e publikut, dhe të atyre që nuk na votuan.

 

Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme, për të zgjedhur kandidatin fitues, 50% nga Primaret dhe 50 nga sondazhet. Në këtë rast është mekanizëm që i kënaq të gjithë. ‘Hajde më njih mua’ nuk shkon. Duhet t’i shërbejmë demokratëve tu japim komoditetin të përballen me të keqen më të mëdha, pra këtë regjim, për të tejkaluar çdo tekë që kush është kush. Kushtet e qëndrimet do të qëndrojnë”, tha Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *