Subscribe

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi trajtimin me dinjitet të ish-të përndjekurve politikë.

 

Në takimin që kryedemokrati Lulzim Basha kishte organizuar me ta, Alibeaj tha se puna për të garantuar diçka të tillë nis pas zgjedhjeve të 25 prillit me PD në pushtet.

 

“Ka ardhur koha që të përndjekurit të trajtohen me dinjitet. Të përndjekurit politikë kanë hapësirën më të madhe të përfaqësimit. Të përndjekurit sot kanë brenda vetes biznesmenë të suksesshëm, njerëz që kanë arritur rezultate të mahnitshme në studime dhe në jetë. Atë që ndoshta prindërit nuk arritën të na dhurojnë, ne ua kemi detyrim fëmijëve tanë. Sot të përndjekurit, demokratët, shqiptarët e ndershëm, kërkojnë t’i japin fund regjimit. Beteja jonë është më 25 prill, e mbara nis më datë 26”, u shpreh Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *