Kreu i grupit parlmentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reguar pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha.

 

Alibeaj reagoi ashpër në emër të PD-së, kundër Berishës, duke pohuar se ky i fundit po përdor ngjarje të rënda në interes të tij. Sipas Alibeajt, Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

 

“PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës.
Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.
Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën.
Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.