Subscribe

Enkelejd Alibeaj ka takuar strukturat e PD në Kavajë, bashki ku Partia Demokratike garon vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak.

 

Alibeaj ka sqaruar se fushata e PD për zgjedhjet lokale, do të jetë vetëm për këshillin dhe nuk do të mbështesë kandidatin për bashkinë edhe pse është një demokrat, që garon me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

 

KRYETAR NE DETYRE, PD

 

“Ne votojmë vetëm Partinë Demokratike, këshill bashkiak, ky është qëndrimi politik dhe qëndrimi publik.”

 

Alibeaj ka akuzuar liderin historik të PD, se çoi demokratët tek logoja e një partie të majtë.

 

“Dhe është e papranueshme për Partinë Demokratike që të arrijë sot nga një pjesë që të merret për hallet personale, e të meret të shkojë tek një parti e majtë. Ku tek Ilir Meta! Ilir Meta nuk ishte ky që në 2013-ën qeveriste me Partinë Demokratike. Ishte ai I cili I la demokratët në baltë dhe shkoi bëri martesën e radhës me Edi Ramën.”

 

Sipas Alibeaj, ish-kryeministri Berisha është përgjegjës për ndarjen e demokratëve.

 

Një pjesë e madhe qëndruan këtu. Një pjesë tjetër ikën dhe nuk janë këtu. Përse? Vetëm për sjelljen e një personi. Ai që të gjithë ne demokratët e kemi konsideruar lider historik e bëmë prësident e 2 herë kryeministër, po për një hall te vetin personal.”

 

Enkelejd Alibeaj dhe logoja e Partisë Demokratike garon në 57 bashki me kandidatë për këshillin, dhe në 14 njësi vendore ka kandidatë për kryetarë të bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *