Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Sakrifica e jashtëzakonshme e babait, humbi 38 kg për...

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e përkushtuar për...

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian, Serbia po...

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor i eksportit...

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për herë të...

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të Trump për...

Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një...

Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati...

Vrasja e reperit Tupac, zbardhet misteri 30-vjeçar, dënohet ish-kreu...

Ali Ahmeti këshillon Kosovën për “Ballkanin e Hapur”: Gjërat s’duhen marrë me emocion

13 Gusht 19:11

Më 13 gusht të vitit 2001 u nënshkrua marrëveshja e Ohrit, një kontratë paqeje që i dha fund konfliktit të armatosur mes maqedonasve dhe shqiptarëve. 20 vjet më vonë, liderët e Maqedonisë së Veriut u bënë bashkë për të vlerësuar arritjen e zgjidhjes politike për fundin krizës ndëretnike në shtetin fqinj. Nga Shkupi, presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se Marrëveshja e Ohrit renditet fill pas Kushtetutës, në rëndësinë që ka për vendin.

 

STEVO PENDAROVSKI

PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERIUT

“Dy bashkësitë më të mëdha në vend, për çështjet kyçe dhe strategjike duhet të punojnë së bashku dhe jo pas shpine. Sfida themelore është se si të mendojmë jashtë kornizave etnike dhe partiake të cilat shpesh janë të ngjyrosura etnikisht dhe në këtë drejtim ne politikanët kemi ende shumë punë.”

 

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev u shpreh se kjo marrëveshje është themel i bashkëjetesës.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

“Marrëveshja kornizë e Ohrit përcolli mesazhin për mirëkuptim, ndjesë dhe falje të ndërsjellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve tanë. Ajo solli një frymë të re në politikë-bërje. Politika që ndërtojnë ura dhe nuk i shkatërrojnë ato.”

 

Ndërkohë kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim nënvizoi se zbatimi i marrëveshjes në këto dy dekada, ka ngecur te ligji për gjuhën shqipe. Sa i takon iniciativës “Ballkani i Hapur”, Ali Ahmeti dha një gjykim të ftohtë dhe tolerant ndaj pozicionimit të Kosovës.

 

ALI AHMETI

KRYETAR I BDI

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet. Por nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës, kjo është nismë që vullnetarisht mund t’i bashkëngjiten edhe vendet e tjera të rajonit, mund të mos i bashkëngjitën, secili shtet sheh interesat e veta, aty ku rrezikohen e kërcënohen interesat e shtetit sigurisht që nuk i bashkëngjitet një nisme të tillë.”

 

Njëri nga hartuesit e marrëveshjes Xhevdet Nasufi, atëkohë ministër i Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike shqiptare, u shpreh se politikanët shqiptarë nuk kanë punuar mjaftueshëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.

 

 

 

 

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Ali Ahmeti ballkani i hapur Kosova Marreveshja E Ohrit

Nga e njëjta kategori

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e përkushtuar për të vijuar reformat drejt BE-së

më shumë...

Kaos me transportin urban, reduktimi i autobusëve shkakton vonesa për qytetarët

më shumë...

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e Sirisë, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Fitore për familjet dhe sigurinë globale!

më shumë...

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian, Serbia po përpiqet të pengojë integrimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:36

Djali i Rob dhe Michelle Reiner martohet...

11:35

Këto janë 4 shenjat më me fat...

11:23

Sakrifica e jashtëzakonshme e babait, humbi 38...

11:17

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e...

11:16

Kaos me transportin urban, reduktimi i autobusëve...

11:04

Gjirokastër/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 1,441 masa...

10:36

Drejtësia vihet në vend pas 30 vitesh,...

10:33

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e...

10:28

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian,...

10:26

Ndryshime në drejtimin e Policisë, emërohen drejtuesit...

10:17

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor...

10:09

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, kush...

10:08

Korçë/ Arrestohen dy persona për shitje droge,...

9:58

Zjarret në Shqipëri, 27 vatra të raportuara...

9:53

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për...

9:50

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s,...

9:37

PDK dhe Aleanca para Qeverisë edhe pas...

9:25

Zjarri në fshatrat e Ulzës, situata mbetet...

9:18

U kapën duke transportuar drogë, arrestohen dy...

9:12

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.