Subscribe

Mbyllja e te ashtuquajturit “Korridori ballkanik” per emigrantet, ka shtuar shqetësimin e përdorimit te rrugëve te tjera per te mbërritur ne Europen Veriore dhe nje prej tyre eshte ajo nga Shqipëria drejt Italisë përmes detit Adriatik. Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano, sqaroi se dy vendet po bashkëpunojnë, per te parandaluar emigracionin e paligjshëm.

“E gjithë puna e bërë gjatë këtyre ditëve me Turqinë shërben, pikërisht per te shmangur kalimin e emigranteve nga Shqiperia drejt Italise me mbylljen e rruges ballkanike. Për më tepër, ne po punojmë me Shqipërinë. Kryeministri ynë me kryeministrin shqiptar. Unë me ministrin e Brendshëm shqiptar, që erdhi në Romë, javën e kaluar. Edhe unë do të shkoj gjatë ditëve të ardhshme në Shqipëri për të punuar së bashku, që të bëjmë ç’është e mundur për të parandaluar terrorizmin dhe emigracionin e paligjshëm”.

Nga Burkseli ku ndodhej per te marre pjese ne takimin e Ministrave te Brendshëm te unionit, Alfano, sqaroi se megjithatë, deri tani nuk ka te dhëna per nje fluks emigrantesh përmes Adriatikut, por  devijimi i korridorit është i pritshëm ne kete situate.

“Deri në këtë moment, ne nuk kemi prova për këtë. Ne jemi mësuar të bëjmë parashikime, por dhe të vëzhgojmë situatën. Deri tani, nuk kemi të dhëna për fluks të jashtëzakonshëm por logjika na thote qe nëse do të ketë një devijim të fluksit nga Turqia dhe nëse muret e rrugës Ballkanike do të pengonin udhëtimin deri në veri të Europës, do të mund të hapej kjo rruge. Prandaj, ne po punojmë për të hequr supozimet, që mund të përcaktojnë të tilla gjëra negative.”

Vendimi i disa vendeve ballkanike per te mbyllur kufijtë per emigrantet ka sjelle nje gjendje dramatike ne kampin e Idomenit në kufi me Maqedoninë, ndërsa Greqia po e përballon e vetme këtë fluks. Në një tjetër reagim të ashpër të saj kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar për radion MRD se Greqia nuk mund të mbajë për shumë kohë e vetme këtë krizë, e cila kërkon një zgjidhje në bllok. Ajo kritikoi shtetin austriak, sllovak por edhe vendet kanidate si Serbinë e Maqednonine për mbylljen e të ashtuquajturës “Rruga ballkanike”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *