Subscribe

Nata e katërt e spektaklit më të madh muzikor “Këndo Këngën time”, pati si protagonist të sajin, Aleksandër Gjokën. Gjoka ka ndarë në një rrëfim ekskluziv një histori të atyre viteve në qytetin e Fierit.

I pyetur nga moderatori Ardit Roshi në lidhje me këtë histori, Gjoka u përgjigj:

“Kam qenë me “Grupin X”. Kemi pasur shumë miq në Fier dhe na propozuan  të bënim një koncert. Atëherë bëheshin në teatër, në teatrin e Fierit dhe ishte salla plot. Aty ka qenë çudia më e madhe sepse duke kënduar  na hidhnin lekë në skenë sikur të ishim në dasmë. Ne këndonim rrok ata na hidhnin lekë…  Kur kam ardhur në Tiranë ju them këtyre grupeve Bledar Sejkos, Redon Makashit, Elton Dedës,     “ Çuna ikni në Fier se atje ka lekë…” Të gjithë në Fier dhe u kënaqën… – ka përfunduar Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *