E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aleks Sadikaj u hodh në erë me telekomandë/ Nga droga tek paratë me fajde dhe borxhet, pistat e vrasjes

Grupi hetimor po verifikon aparatet celular që ka pasur në përdorim Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar me tritol të shtunën që shkoi.

https://www.youtube.com/watch?v=nxiIzMdwhdkhttps://www.youtube.com/watch?v=nxiIzMdwhdk

Sipas burimeve, në bashkëpunim me kompanitë telefonike, po kontrollohen detaje të bisedave apo komunikimeve të dyshimta që mund të ketë pasur së fundmi viktima. 

 

Reklamë

Në fokus janë edhe qelizat telefonike, përmes të cilave po mundohen të kuptohen lëvizjet që ka kryer së fundmi 27-vjeçari.

 

Po ashtu në fohttps://www.youtube.com/watch?v=nxiIzMdwhdkkus të qelizave telefonike në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë edhe aparate të tjerë celular që mund të kenë lidhje me autorët.

 

Mësohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe jo shpërthim përmes valëve të celularit.

 

Kjo, sipas hetuesve, dyshohet të jetë bërë për të shmangur gjurmimin përmes valëve.

 

Grupi hetimor ka rindërtuar pistat e hetimit, në bazë të deklarimeve të familjarëve dhe miqve.

 

E para është prishja e pazareve të drogës. Pista e dytë ku po hetohet është ajo e konflikteve të mundshme që mund të kishte kohët e fundit i riu, e treta është ajo e dhënies së parave me fajde dhe e katërta ajo e borxheve.

Më shumë video

Reklamë