Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump iu ka dhënë urdhër të premten zyrtarëve të lartë të administratës amerikane që të ndihmojnë Italinë në luftën kundër koronavirusit, duke iu siguruar pajisje mjekësore e ndihmë humanitare.

 

Po ashtu, në ndihmën e ofruar përfshihet edhe vënia në dispozicion e personelit ushtarak, për ngritjen e spitaleve në terren dhe transportimin e furnizimeve shëndetësore.

 

Urdhri parashikon edhe dhënien e mbështetjes teknike dhe për biznesin, me qëllim për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

 

“Italia, një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të vjetër, po shkatërrohet nga pandemia, e cila tashmë i ka marrë jetën rreth 19 mijë njerëzve, duke e çuar sistemin shëndetësor atje në prag kolapsi. Megjithatë, qeveria e Shteteve të Bashkuara do të ndihmojë Italinë në luftën kundër COVID-19 dhe zbutjen e ndikimit të krizës”, deklaroi Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *