Subscribe

Durrësi ka qene ndalesa e dyte e ‘Grupimit te Qendrës se Djathte’. Aleatet e Partisë Demokratike, Shehi, Ndoka, Mediu, Dule dhe Duka, kane zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën ne vend me strukturat dhe simpatizantët e partive qe drejtojnë si dhe kane njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për marrëveshje kushtetuese’ me 12 pika te prezantuar këtë te hënë. Ata e shohin këtë dokument si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale.

 

“Zgjedhjet pa opozitën përbejnë një rrezik te madh për stabilitetin e vendit si dhe cenojnë pluralizmin politik. Dalja nga kjo krize mund te vije vetëm nëpërmjet një marrëveshje afatgjate, me te cilën te ndërmerren ndryshime kushtetuese qe do te kufizojnë dhe kontrollojnë autoritetin e pushtetarëve. Qe do te krijoje me shume hapësira dhe respektim te plote për liritë dhe te drejtat e qytetareve, një ligj zgjedhor me lista te hapura, kufizimi i mandateve, reforme kushtetuese dhe administrative.”

 

Aleatet e Partisë Demokratike u bene thirrje qytetareve te angazhohen ne moslejimin e zgjedhjeve farse si dhe t’i bashkohen protestës se opozitës ne datën 11 maj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *