Partia Demokratike vijon përplasjet në distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Në reagimin e PD  theksohet se çdo votë për Metën dhe Berishën mban më shumë Ramën në pushtet. Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, PD shkruan se “Non grata do t’i përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit”.

 

“Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë per kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit.
Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.
Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *