Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi hodhi poshtë çdo mundësi që partia e tij të bëjë bashkëpunojë me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Patozi tha se nuk mund të bëhet pjesë e lojës së shëmtuar, siç e quajti ai, që po ndodh në kampin opozitar.

 

Kaq prerë ai ju përgjigj edhe akuzave se Bindja Demokratike është një “patericë” e qeverisë.

 

 

“Unë nuk kam asnjë sekondë kohë për t’u marrë me PD dhe me çdo parti tjetër të vjetër që i ka dhënë të gjitha provat dhe dëshmitë që shtë e shkuara. Ne kemi vetëm një objektiv, t’u japim një alternativë qytetarëve shqiptarë që besojnë dhe duan ndryshimin. Ju mendoni se ne do të jemi pjesë e këtij pazari të shëmtuar që po ndodh në kampin e së djathtës, ku shumë personazhe po zihen e kacafyten për të gjetur një vend në listë të sigurt? Ne jemi të vetmet forca politike që kemi shpallur se listat tona janë të hapura, pavarësisht se Kodi Zgjedhor është një lloj pengese. Ne na ndan një oqean në mënyrën sesi i shikojmë këto zgjedhje dhe perspektivën politike të Shqipërisë”, deklaroi Astrit Patozi për gazetarin Aleksandër Furxhi.

 

Sipas tij, Bindja Demokratike dhe partitë e tjera të ngjashme, janë e vetmja risi që mund të sjellin diçka ndryshe në zgjedhjet e pranverës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *