Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përmes juristes Adriana Kalaja i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që mos ta dekretojë Edi Ramën si Kryeministër, me pretendimin se ka kryer vepra penale, për të cilat ka depozituar edhe kallëzime penale.

 

“Kemi kërkuar mosdekretimin e disa ministrave. I jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetutës. I kemi kërkuar presidentit mosdekretimit e shtetasit Edi Rama, për Kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën. Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues. Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Margariti jo vetëm nuk ka zbatuar ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka propozuar një VKM të re, atë të transferimit të truallit nga Ministria e Kulturës në Bashkinë e Tiranës. Kemi kallëzim të ri. Pas gjithë veprave penale që ka konsumuar, ministrja vazhdon të konsumojë vepra penale siç janë ato në SPAK, në mënyrë të dukshme është ministre që ka shkelur Kushtetutën”, u shpreh juristja Kalaja.

 

Nga ana tjetër, aktori dhe regjisori Edmond Budina ka kërkuar nga Presidenca nisjen e aksioneve opozitare dhe qytetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *