E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e paditi në SPAK për teatrin/ KE: Shpifje ndaj Sorecës

Komisioni Evropian reagoi pas padisë së dorëzuar në SPAK nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Zëdhënësi për Punët e Jashtme, Peter Stano tha se akuzat që po hidhen ndaj diplomatit janë shpifje.

 

“Ka një fushatë kundër ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe duhet të theksojë se deklaratat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kundër Sorecës janë të pabazuara dhe shpifje. Liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca dhe ka mbështetjen maksimale nga ne për punën e mirë që ka bërë për interesin e BE-së, për marrëdhënien e Shqipërisë me BE dhe për interesin e marrëdhënieve të shqiptarëve. Ne vijojmë që të mbështesim reformën në drejtësi dhe ftojmë të gjithë aktorët që të mbështesin implementimin e kësaj reforme.”

 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit hodhi akuza ndaj Sorecës se ka ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. AMT kërkon zbardhjen e një takimi që sipas saj, ambasadori ka patur me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, një ditë para se të dilte vendimi për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë