E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Aleanca e PD-së me PBDNJ? Idrizi: Kemi hallin e “Dules” së madh, jo Dules së vogël…

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, ndër të tjera ka folur edhe për aleancën e PD-së me PBDNJ-në. Idrizi u shpreh se nuk është në mundësitë e tij të ndalonte forcat politike për një koalicion me PBDNJ-në, por sipas tij tashmë halli i tij është “Dule” i madh duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Nuk është në tagrin dhe mundësitë e mia që t’i thoja forcave politike shqiptare mos bëni koalicion me PBDNJ-në. S’kam forcë për t’ju imponuar për këtë gjë. Por, nuk kemi asnjë lidhje me Dulen e vogël, kemi hallin e “Dules” së madh, i cili është Rama që ka pas mundësinë dhe ka bërë shumë lëshime dhe pothuajse ka kryer gjithë axhendën greke karshi Shqipërisë dhe asnjë hap për axhendën shqiptare.”

Më shumë video

Reklamë