E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aldo Ymeraj do të ekstradohet në SHBA

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin Aldo Ymeraj, i cili akuzohet për krime kibernetike të kryera në dëm te shteteve te bashkuara. Ymeraj njihej me nofkën “kubanezi”. Masa e arrestit për të është dhënë me qëllim ekstradimin e tij. I riu dyshohet të jetë pjesë e rrjetit të quajtur “infraud”, i cili shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në internet duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh. Aldo Ymeraj u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, nga sektori kundër krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh