Subscribe

Në mesin e debateve mbi këmbënguljen serbe për formimin e asociacionit, kryeministri i Kosovës edhe njëherë nënvizon me bindje se nuk mund të ketë një të tillë me baza etnike.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc.”

 

Sipas Albin Kurtit, Gjykata kushtetuese nuk ka lënë më hapësirë për interpretim të kësaj çështjeje.

 

“Kërkesa për asociacion etnik e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale nuk më duket që vjen nga njerëzit e thjeshtë. Por nga politikanët e fqinjët tanë veriorë. Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar më 23 dhjetor të vitit 2015”.

 

Reagimi i kryeministrit Kurti vjen një ditë pasi ambasadori amerikan, Philip Kosnet, deklaroi për mediat serbe se Kosova e ka detyrim të themelojë Unionin e Komunave Serbe. Diplomati i lartë shtoi se historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria Kurti, prandaj vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *