E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Albin Kurti i kërkon Greqisë që të njohë Kosovën, qeveria greke asnjë prononcim

Kosova kërkon njohjen nga Greqia. Kryeministri Albi Kurti ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kiriakos Mitsotakis ku i ka thënë se Athina duhet t’i bashkohet vendeve evropiane që e njohin pavarësinë.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVËS

Reklamë

 

“Njohja e shtetit tonë, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate. Të mos harrojmë që 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës sikurse edhe 26 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s”

 

 

Kurti falenderoi  athinë dhe qëndrimin konstruktiv në liberalizimin e  vizave për qytetarët e Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

 

Në këtë takim, kryeministri Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve në kuadër të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

 

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi.

 

Por qeveria greke dhe kryeministri grek nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim mbi kerkesen për njohjen e pavarësisë

Më shumë video

Reklamë