Subscribe

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vijuar fushatën elektorale në Shqipëri edhe këtë të enjte.

 

Pas Lezhës e Tiranës, Kurti ishte në Gjirokastër ku prezantoi kandidatin tjetër të pavarur të dalë nga radhët e forcës që ai drejton, raporton Vizion Plus.

 

ALBIN KURTI – KREU I LËVIZJES VETËVENDOSJE   

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, në kalanë e Gjirokastër, te vendi ku një javë pasi u ngrit flamuri nga Ismail Qemali në Vlorë u ngrit edhe në Gjirokastër, së bashku me Kreshnik Mergjani, i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe të cilin LVV e mbështet dhe puna e parë e të cilit ka qenë këtu në kalanë e Gjirokastrës”.

 

Kurti hodhi poshtë edhe mundësinë e një koalicioni me opozitën e bashkuar.

 

“Jane tre kandidatë të pavarur të cilit ne i mbështesim, Kreshnik Mergjani në Gjirokastër, Bojken Abazi në Tiranë dhe Iliaz Shehu në Lezhë, këta janë të pavarur dhe ne i duam për deputetë të kuvendit të Shqipërisë që të angazhohen për përparimin e të gjithëve sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillimin që sjell punësim dhe për drejtësi që nuk krijon korrupsion.”

 

Edhe këtë herë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhi që prezantimin e kandidatit për deputet ta bënte pranë një monumenti historik.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *