Subscribe

Çështja e Eurovizionit u bë temë debati ditën e sotme në studion e Vizionit të pasdites në Vizon Plus.

 

Elementët që ë bënë të ftuarit të mos bien dakort në lidhje me këngën perfaqësuese shqiptare në Eurovizionin e ketij viti ishin te shumtë. Që nga përzgjedhja në festivalin e fundvitit, e deri tek performanca në skenën e Eurovizionit .

 

Agim Doçi , një ndër antarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës perfaqësuese shprehu se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjitozja. Sipas tij, aludime ka pasur, e kontestimet për fitoren e saj qenë të shumta , mirëpo fitorja e Ronelës ishte e shumë merituar.

 

Ndër të tjera foli edhe për një ndër pretendentët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit që lamë pas, Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion .

 

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosoves le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.

 

Fjalë të cilat sollën reagimin e menjëhershëm të Robert Aliajt, i cili “bëriti” fort faktin që suksesin më të madh në Eurovizion Shqiperise, ja ka dhënë një kosovare. Pikërisht Rona Nishliu me këngën SUS, e cila u rendit në vendin e 5-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *