E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Video · Sport

Alban Beqiri tjetër sukses në Serbi, merr fitoren e dytë në Botëror

Skuadra kuqezi vijon të prodhojë suksese në kampionatin botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

 

Sportisti kuqezi Alban Beqiri është kualifikuar në 16 boksierët më të mirë, duke regjistruar kështu një rezultat historik për Shqipërinë.

 

Reklamë

Pas triumfit ne fazën e parë ndaj boksierit nga Kenia , Sportisti i Tiranës regjistroi fitoren e dytë, duke  mundur një nga boksierët më të fortë nga Lituania, Saimonas Baniz.

 

Një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dy por në fund vendimi i gjyqtarëve ishte unanim.

 

Beqiri triumfoi me rezultatin 5-0 me pikë, pra, të pestë vendosën që Beqiri meritonte të vazhdonte garën me tej.

 

Në këtë mënyrë boksieri kuqezi kualifikohet në fazën e tretë të këtij aktiviteti, ku do të përballet me boksierin nga Panamaja Eduardo Bekfordin të dielën.

Më shumë video

Reklamë