E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Alarmi i kuq” në Greqi, pas temperaturave të larta, reshjet e shiut dhe stuhia “pushtojnë” vendin

Temperaturat e larta duket se do ja lënë vendin reshjeve të shiut dhe stuhisë në Greqi.

Meteorologu grek Thodoris Kolidas ka paralajmëruar qytetarët që jetojnë kryesisht në zonën veriperëndimore që të tregojnë kujdes.

Më herët, autoritetet kanë nxjerrë Buletinin Emergjent të Përkeqësimit të Motit për stuhi të forta dhe breshëri në zonat qendrore dhe veriore për ditën e sotme dhe nesër, të cilat do të shoqërohen lokalisht me një frekuencë të lartë rrufeje.

Sipas tyre, reshjet e dendura të shiut dhe studia do të jenë prezente në 10 zona, për të cilat është ngritur edhe “alarmi i kuq”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë