Subscribe

Ndërsa shume vende te hapësirës Shengen kane forcuar kontrollet ne kufi per te frenuar valën e emigranteve, presidenti i Komisionit Europian, Jean Cluade Juncker ka dhene alarmin se Bashkimi Europian po rrezikohet qe nga themelet. Përveç marrëveshjes per lëvizjen e lire sipas tij, po cenohet edhe Euro.

Sot është në rrezik Shengeni, nesër njerëzit do të pyesin, përse te kemi një monedhë të përbashkët. Bashkimi Evropian është i kërcënuar në themelet e tij dhe ndoshta nuk po e kuptojmë.

Deklaraten Junker e beri gjate seancës plenare te parlamentit europian ne Strasburg, te fokusuar ne çështjet e emigracionit.  Junker përmendi edhe ndikimin qe do te kishte pezullimi i Shengenit ne ekonominë evropiane.

Shengen është një prej arritjeve më të mëdha të procesit të integrimit europian. Pa lëvizjen e lirë të punëtorëve, pa lirinë e qytetarëve europianë për të udhëtuar, euro nuk ka kuptim. Kjo ndikon edhe ne tregun e perbashket, pasi do te kishim me pask punësim dhe zhvillim ekonomik.

Ne këto kushte, ne vend te rivendosjes se kontrolleve te njëpasnjëshme te shteteve ne kufi qe kane sjelle kaos, Junker thekson se do te ishte me mire nje pezullim i organizuar i Shengenit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *