Fermerët francezë do të duhet të vendosin një “kyçin” shpendët pasi rreziku për këto kafshë që të preken nga gripi i shpendëve është “i lartë” në Francë.

 

Një urdhëresë zyrtare e dalë nga autoritetet franceze apelon shmangien e kontaktit mes kotecat të pulave dhe zogjve shtegtarë, bartës të mundshëm të virusit.

 

Rritja e nivelit të rrezikut për shkak edhe të rasteve të shumta në vendet fqinje nënkupton që të gjitha fermat franceze do të duhet të mbyllin zogjtë për të shmangur kontaktin me shpendët shtegtarë.

 

Qeveria shpreson të shmangë përsëritjen e fenomenit të dimrit të kaluar, kur Franca numëroi rreth 500 pika kontaminimi në ferma, veçanërisht në jugperëndim të vendit aty ku rritja e zogjve është më masive.

 

Kriza e dimrit të kaluar përfundimisht çoi në “eleminimin” e 3.5 milionë kafshëve, kryesisht rosa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *