Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la...

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit...

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta...

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e PS me...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm...

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste...

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me...

Alarmante! 2 mije denoncime në 8 muaj për dhunë në familje

2 Tetor 15:08

 

“Mos hesht. Dhuna është krim”.

 Ky është apeli sensibilizues i vendosur në Policinë e Shtetit për çdo femër apo edhe mashkull që dhunohet në familje. Kushdo që dhunohet fizikisht dhe emocionalisht mund të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

Në 8 muaj rreth 2 mijë gra kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga burrat. Duke iu referuar të dhënave të Policisë shqiptare, janë identifikuar rreth 2 mijë raste të dhunës në familje. Më shumë se 1600 urdhra mbrojtje të menjëhershme janë lëshuar për rastet e dhunës.

Kryesisht janë gratë që kërkojnë urdhër mbrojtje nga burrat, pasi këta të fundit kanë ushtruar dhunë fizike ose psikologjike. Por në disa raste të tjera edhe vajzat kërkojnë urdhra mbrojtje nga babai. Shkaqet e dhunës në familje janë për disa arsye, ku më kryesori mbeten kushtet ekonomike. Pjesa më e madhe e denoncimeve për dhunën në familje përfshijnë shkaqe për mungesë të ardhurash, humbjen e lekëve bixhoz por edhe tradhtinë.

Por shqetësimi më i madh për Policinë, mbetet fakti se shumë gra tërhiqen nga denoncimi për dhunën në familje, disa herë në komisariat ose para gjykatës. Kjo bën që shumë burra të cilët dhunojnë gratë të mos dënohen.

Denoncime për dhunën në familje nuk bëjnë vetëm gratë. Sipas të dhënave nga Policia janë 3 raste në Shqipëri kur burrat kanë kërkuar urdhër mbrojtje nga gratë. Kodi Penal parashikon dënim deri në 3 vite burg për rastet e dhunës në familje, ku në shumicën e rasteve ata që janë dënuar kanë qene burrat.

Shqipëri: 2017 me 10 gra të vrara si pasojë e dhunës në familje

 

Është miratuar sot në kuvend projektligji për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Propozimet për ndryshimin e ligjit që u miratua sot kanë kaluar përmes një procesi gjithpërfshirës, duke u prezantuar në tryeza konsultimi me të gjithë aktorët përgjegjës. Duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të këtij ligji, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të garantohet mbrojtje më e mirë, sidomos për kategoritë vulnerabël.


Zbatimi i ligjit të përmirësuar do të ketë efekte të menjëherëshme në parandalimin dhe reduktimin e rasteve të dhunës në familje, në të gjitha format e saj, duke garantuar dhe masa të tjera të nevojshme për anëtarët e tjerë të familjes të cilët janë viktima të dhunës, me vëmendje të veçantë te gratë, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ligji i ri zgjeron mbrojtjen për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës. Ndër risitë e tjera që parashikon ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare është edhe përmirësimi i masave mbrojtëse për fëmijët, pasi, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Gjithashtu ky ligj përcakton afate të qarta proceduriale për regjistrimin e kërkesës të urdhërit të mbrojtjes dhe urdhërit të menjëherëshëm të mbrojtjes si dhe për ankimet ndaj vendimeve gjyqësore, duke eleminuar zvarritjet e proceseve gjyqësore dhe duke siguruar më shumë mbrojtje për viktimat e dhunës. Emisioni “7 pa pese”

 

Posted Under:
Sociale
Tagged:
2 Mije Alarmante Denoncime dhune familje

Nga e njëjta kategori

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani dhe Shkodra

më shumë...

Temperatura deri në 41 gradë celcius, e shtuna një nga ditët më të nxehta

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e premte

më shumë...

“Zbrazen” fshatrat në Malësi të Madhe, shkaqet kryesore janë emigrimi dhe mungesa e infrastrukturës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:28

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane...

3:22

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i...

2:47

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet...

2:39

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së...

2:36

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën...

2:23

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet...

2:09

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e...

2:04

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me...

1:50

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi...

1:15

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja...

1:02

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin...

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjeto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.