E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarm për dron në aeroportet e Oslos dhe Kopenhagenit, u mbyllën për disa orë! Dhjetëra fluturime të devijuara

Aeroporti Ndërkombëtar i Oslos u mbyll pak pas mesnatës për shkak të dronëve që u panë në zonë, tha operatori i aeroportit Avinor.

Monica Fasting, një zëdhënëse e Aeroportit të Oslos, i tha televizionit norvegjez se fluturimet po devijoheshin në aeroporte të tjera.

FlightRadar më parë regjistroi avionë që rrotulloheshin rreth aeroportit, duke pritur udhëzime nga kulla e kontrollit.

Mbyllja e aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit norvegjez erdhi pas problemeve në Aeroportin e Kopenhagenit, i cili më parë u detyrua të pezullonte operacionet për gati katër orë për të njëjtën arsye.

“Policia ka nisur një hetim intensiv për të përcaktuar se çfarë lloj dronësh ishin këto”, u tha gazetarëve zëvendëskomisioneri i Policisë së Kopenhagenit, Jakob Hansen, duke shtuar se autoritetet daneze dhe norvegjeze po punonin së bashku për të përcaktuar nëse incidentet kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Të premten, sulmet kibernetike goditën sistemet e regjistrimit në aeroportet në Bruksel, Berlin dhe Londër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë