E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tritol pronares së dyqanit, policia çaktivizon në kohë lëndën plasëse

Bruna Aliaj pronarja e nje dyqani rrobash pranë “Tregut Elektrik” ne Tiranë, i shpëtoi mrekullisht tentativës së dytë për ta eliminuar me lëndë plasëse, në harkun kohor të 6 muajve.

 

Kësaj herë një kallëp tritoli me fitil përcjellës ishte vendosur në derën e dyqanit. Ishte vetë Aliaj ajo e cila pikasi lëndën plasëse dhe lajmëroi forcat e policisë. Mënjëherë u bë rrethimi i zonës dhe bllokimi i qarkullimit të mjeteve.

 

Reklamë

Pas mbërritjes së njësisë antieksploziv, u arrit të zhvendosej  pako e dyshimtë nga rruga “Petro Nini” dhe më pas çaktivizimi i saj ndonëse hetuesit dyshojnë se ky është një tjetër paralajmërim që i bëhet asaj pas shpërthimit të makinës.

 

Ngjarja ndodhi në maj fare pranë Prokurorisë së Përgjithshme kur automjetit në pronësi të saj iu vu një sasi tritoli. Gruaja e kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar.

 

E pyetur në polici në atë kohë, Aliaj rrëfeu se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që kishte pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.

Më shumë video

Reklamë