E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 17 minuta më parë
Kronikë

Alarm për bombë në institucione, mesazhi kërcënues: Me lejen e Allahut do kryejmë sulme

Në parlamentin shqiptar ka mbërritur sot në mëngjes një email kërcënues për vendosjen e një bombe.

Njësia anti-eksploziv dhe anti-terrori kanë shkuar menjëherë në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve dhe po kryejnë kontrollet e nevojshme.

Reklamë

Sot nuk ishin parashikuar mbledhje të komisioneve dhe në kryesinë e kuvendit ndodheshin vetëm deputetët që kanë pasur punë në zyrat e tyre dhe administrata.

Por mesazhe kërcënues për bombë ka pasur edhe në Fier, Korçë e Gjirokaster.

Reklamë

Në Fier mesazhet lajmëronin vendosjen e bombave në gjykatën dhe prokurorine e qytetit.

“Ju njoftojmë urgjentisht se brenda ndërtesës eshtë vendosur një mjet shpërthyes. sot, me lejen e allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit” thuhej ne mesazhin kërcënues.

Sipas verifikimeve paraprake të Policisë së Shtetit, rezulton se mesazhet kërcënuese janë nisur nga nje adrese elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Por policia sqaron se mënyra e dërgimit të mesazhit ka ngjashmëri me raste të tjera kur janë përdorur adresa elektronike të vjedhura nga institucione arsimore jashtë vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.