E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Alarm nga antraksi në zonen e Matit, gati vaksinat e para

Te gjitha kafshët e fshatit Frankth në njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit do t’i nënshtrohen vaksinimit kundër sëmundjes së antraksit.

 

Reklamë

Pas kronikës së transmetuar në Vizion Plus mbi rastin e shënuar në këtë fshat, menjëherë Ministria e Bujqësisë ka nisur 500 dozat e para të vaksinës për kafshët e fshatit, gjedhët dhe të imtat. 500 dozat e vaksinave po ruhen pranë zyrës së Bujqësisë Mat, ndërsa ka nisur menjëherë vaksinimi në fshat. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Dibër Novruz Jashari, tha se të gjitha kafshët e vatrës së antraksit në fshatin Frankth do te vaksinohen.

Sipas psecialistëve të Bujqësisë, zona ku është shfaqur antraksi do të mbahet e mbikqyrur në një periudhë të gjatë kohore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë