E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarm në Uashington, dronët fluturojnë mbi bazën ushtarake ku po qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Disa dronë të paidentifikuar janë vërejtur duke fluturuar mbi një bazë ushtarake në Uashington, ku qëndrojnë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe kreu i Pentagonit, Pete Hegseth. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta amerikane The Washington Post.

Sipas raportimeve, autoritetet amerikane ende nuk kanë arritur të përcaktojnë origjinën e dronëve. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur se kush qëndron pas këtij aktiviteti ajror të paautorizuar.

Reklamë

Fluturimet mbi bazën ushtarake Fort McNair kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë, duke bërë që zyrtarët të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së dy zyrtarëve të lartë. Megjithatë, sipas një burimi të lartë qeveritar, Rubio dhe Hegseth nuk janë zhvendosur.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka rritur nivelin e vëzhgimit dhe monitorimit të kërcënimeve të mundshme, për shkak të gjendjes së tensionuar të sigurisë ndërkombëtare dhe konfliktit të vazhdueshëm që përfshin SHBA-në, Izraelin dhe Iranin.

Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, refuzoi të komentojë në detaje mbi incidentin, duke theksuar se për arsye sigurie nuk mund të jepen informacione mbi lëvizjet e sekretarit të Mbrojtjes. Ai shtoi se publikimi i të tilla detajeve është i papërgjegjshëm dhe mund të rrezikojë sigurinë kombëtare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë